• Programs
  • About Us
  • Contact
  • News & Events
  • Apliko Online

Programs

  • Niveli Parashkollor
  • Niveli Fillor
  • Niveli i Mesëm i Ulët
  • Niveli i Mesëm i Lartë

Contact

  • Fshati Bibaj, Ferizaj
  • shkolla@universum-ks.org
  • +383 44 712 235
  • +383 44 487 432

Socials

  • Facebook
  • Instagram
  • Linked In
  • WhatsApp

2026 UniversumSchools. All Rights Reserved ©

Privacy PolicyTerms of Use

Fillor

1-5 Klasa

An image of a child in kindergarten

Cikli Fillor (Klasa 1–5)

Përmbledhje e Programit

Më shumë se një shkollë – një përvojë që formon të ardhmen.

Në ciklin fillor, nxënësit kalojnë rreth shtatë orë në ditë në një ambient motivues, ku çdo ditë është e mbushur me dije, kreativitet dhe përvoja të reja. Përveç mësimit sipas kurrikulës, ata zhvillojnë aftësi të reja përmes aktiviteteve shtesë, lëndëve zgjedhore dhe punës së vazhdueshme me mësuesit.

Detyrat e shtëpisë përfundohen çdo ditë në shkollë, nën mbikëqyrjen e mësueses, duke u ofruar prindërve qetësi dhe nxënësve më shumë kohë cilësore pas orarit mësimor. Lëndët si Robotika, Muzika, Edukata Fizike, Arti Figurativ, Gjuha Angleze dhe Gjuha Gjermane zhvillohen nga mësimdhënës lëndorë, duke pasuruar përvojën akademike të çdo fëmije.

Dy shujta të shëndetshme gjatë ditës, kujdesi i vazhdueshëm dhe platforma digjitale e raportimit në kohë reale krijojnë një bashkëpunim të ngushtë mes shkollës dhe familjes, për ta mbështetur çdo nxënës në rrugëtimin e tij drejt suksesit.
  Sepse suksesi nuk fillon me notat, por me dashurinë për të mësuar.  

Essential Resources for our Student

Opsionet e Transportit për Studentë

Universum ofron transport të sigurt dhe të rregullt për nxënësit nga Ferizaji dhe rrethina, me autobusë modernë dhe staf të kujdesshëm.

Learn more

Uniformat dhe Pajisjet për Studentë

Uniformat e Universum krijojnë ndjenjë përkatësie dhe disipline. Ato janë të rehatshme, praktike dhe përfaqësojnë me krenari identitetin e shkollës.

Learn more

Ushqimi dhe shujtat për Studentë

Në mensën e Universum, nxënësit shijojnë ushqime të shëndetshme dhe të balancuara, të përgatitura çdo ditë me kujdes dhe cilësi.

Learn more

Aktivitetet Shtesë për Studentë

Klubet dhe aktivitetet jashtëmësimore zhvillojnë talentet e nxënësve në sport, art, shkencë e teknologji, duke e bërë mësimin një përvojë të plotë dhe argëtuese.

Learn more

Regjistrimi

Prindërit e interesuar mund të aplikojnë online
ose të vizitojnë shkollën për të parë klasën nga afër.
Ekipi ynë ju udhëzon në çdo hap të procesit.

Apliko Online