Opsionet e Transportit për Studentë
Universum ofron transport të sigurt dhe të rregullt për nxënësit nga Ferizaji dhe rrethina, me autobusë modernë dhe staf të kujdesshëm.
Learn more
6-9 Klasa

Vendi ku dijes i bashkohet pjekuria, përgjegjësia dhe përgatitja për të ardhmen.
Cikli i mesëm i ulët është etapa ku nxënësit zhvillojnë më tej potencialin e tyre akademik dhe personal, duke u përgatitur për sfidat e arsimit të mesëm dhe jetës. Nën udhëheqjen e një ekipi të përkushtuar arsimtarësh dhe profesorësh, ata përfitojnë një program mësimor të pasur, i cili kombinon kurrikulën zyrtare me lëndë dhe aktivitete shtesë që nxisin mendimin kritik, kreativitetin dhe pavarësinë.
Çdo nxënës ka mundësinë të zgjedhë klubin sipas interesave të tij, duke zhvilluar talentet dhe pasionet në një mjedis që inkurajon bashkëpunimin, lidershipin dhe iniciativën.
Përmes platformës sonë digjitale, prindërit informohen rregullisht për progresin, angazhimin dhe arritjet e fëmijës në secilën lëndë, duke krijuar një partneritet të fortë mes familjes dhe shkollës në mbështetje të suksesit të çdo nxënësi.
Sepse edukimi nuk ka të bëjë vetëm me atë që mëson sot, por me njeriun që bëhesh nesër.
Universum ofron transport të sigurt dhe të rregullt për nxënësit nga Ferizaji dhe rrethina, me autobusë modernë dhe staf të kujdesshëm.
Learn more
Uniformat e Universum krijojnë ndjenjë përkatësie dhe disipline. Ato janë të rehatshme, praktike dhe përfaqësojnë me krenari identitetin e shkollës.
Learn more
Në mensën e Universum, nxënësit shijojnë ushqime të shëndetshme dhe të balancuara, të përgatitura çdo ditë me kujdes dhe cilësi.
Learn more
Klubet dhe aktivitetet jashtëmësimore zhvillojnë talentet e nxënësve në sport, art, shkencë e teknologji, duke e bërë mësimin një përvojë të plotë dhe argëtuese.
Learn more
Prindërit e interesuar mund të aplikojnë online ose të vizitojnë shkollën për të parë klasën nga afër. Ekipi ynë ju udhëzon në çdo hap të procesit.